Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-nė
Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-në
7 shkurt- Sipas këtij burimi, ata gjatë të së premtes kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, ndërsa të shtunën janë takuar me Ramush Haradinajn, i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.
Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-nė
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë po koalicionit me PDK-në, pavarësisht se sekretari i partisë Burim Ramadani të dielën mbrëma ka deklaruar se mesazhi i kryetarit Haradinaj është të hyhet në koalicion me të vetmin kusht, nëse kryetari i PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi nuk do të jetë kryeministër.

Lajmi është konfirmuar për portalin Qendra nga burime shumë të afërta me tre zyrtarët e AAK-së që kanë qenë në Hagë - Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha.

Sipas këtij burimi, ata gjatë të së premtes kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, ndërsa të shtunën janë takuar me Ramush Haradinajn, i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.

Për koalicion me PDK-në janë shprehur edhe të gjitha degët e AAK-së, ndërsa i vetmi modalitet që ka mbetur të diskutohet është nëse kjo parti do të marrë presidentin dhe katër ministri apo një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri të tjera.


Publikuar: 07.02.2011 (12:43), Lexuar: 453 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio