Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Lėvizja Qytetare Shqiptare kundėr dėnimeve pėr rastin e Brodecit
Lëvizja Qytetare Shqiptare kundër dënimeve për rastin e Brodecit
12 korrik - Organizata Lëvizja Qytetare Shqiptare ka reaguar ndaj dënimit të shpallur me 192 vjet burg për të akuzuarit e rastit të Brodecit. Lëvizja Qytetare Shqiptare në reagimin e sajë e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit që dënoi me 192 vjet burg 13 të arrestuarit e Brodecit. Siç thuhet në këtë reagim, sipas vlerësimit të kësaj lëvizje dhe 40.000 qytetarëve të tjerë të cilët nënshkruan për pafajsinë e brodecasve të arrestuar në aksionin famëkeq "Stuhia Malore", që u ndërmor ndaj banorëve të fshatit Brodec, që të gjithë ishin viktima, civilë të pafajshëm.
Lėvizja Qytetare Shqiptare kundėr dėnimeve pėr rastin e Brodecit
Lëvizja Qytetare Shqiptare njëherit ka kërkuar nga institucionet relevante të vendit dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojnë vendimin e marrë, për të cilin kjo lëvizje vlerëson se ishte i padrejtë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen e drejtësisë në vend.


Publikuar: 12.07.2008 (20:12), Lexuar: 159 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio