7 shkurt-
Ai përsëri bëri atë që e ka bërë gjithë kohën të bëhet rimorkio politike e dikujt. Sa për kërkesat tjera të cilat i parashtroi ai në takimin e djeshëm me gazetarë, nuk e dimë se sa herë duhet ta përkujtojmë se shumë më efektive do të ishte nëse ai (Imer Selmani) e inicionte pengimin e projekteve, siç është Shkupi 2014 kur ishte në pushtet, për shkak se në atë kohë i ka përkrah të njëjtat si zëvendëskryeministër ose anëtar i kabinetit qeveritarë, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim hodhi kritika të
ashpra ndaj kreut të Demokracisë së Re duke e quajtur atë si rimorkio politike e subjekteve të caktuara politike.
Nuk e kemi të qartë se pse Imer Selmani-kryetar i Demokracisë së RE pas votimit të ligjit për regjistrim nuk lëshoi Parlamentin dhe atëherë të arsyetonte bojkotin me akuzën se bashkësia ndërkombëtare është në komplot të fshehur me BDI-në dhe përkrah një regjistrim, në të cilin sipas tij, nuk do të përfshihen, sic thotë mbi 250.000 shqiptarë, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas BDI-së, Selmani, sa ishte në pushtet nuk i pengonte projektet si ai Shkupi 2014, ndërsa tani në opozitë ka qasje krejtësisht tjetër.
Ai përsëri bëri atë që e ka bërë gjithë kohën të bëhet rimorkio politike e dikujt. Sa për kërkesat tjera të cilat i parashtroi ai në takimin e djeshëm me gazetarë, nuk e dimë se sa herë duhet ta përkujtojmë se shumë më efektive do të ishte nëse ai (Imer Selmani) e inicionte pengimin e projekteve, siç është Shkupi 2014 kur ishte në pushtet, për shkak se në atë kohë i ka përkrah të njëjtat si zëvendëskryeministër ose anëtar i kabinetit qeveritarë, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.
BDI thotë se, duke marrë parasysh se prej ku e ka origjinën politike ky subjekt politik, çdo gjë është e qartë.