8 shkurt-
Këshilli drejtues dhe Kryesia e AAK-së pas përfundimit të mbledhjes kanë paraqitur një deklaratë për media me çrast shprehin bindjen se rrugëdalja më e mirë nga rrethanat aktuale në të cilën gjendet Kosova është krijimi i një koalicioni më të gjerë, gjegjësisht koalicionit ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi për të tejkaluar situatën aktuale.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të obligimeve që ka ndaj Hagës, ka vendosur të heq dorë nga posti i deputetit të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri tha se Ramush Haradinaj e ka njoftuar me këtë vendim edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në vend të Haradinajt postin e deputetit pritet ta marrë Bali Muharremaj që është në radhë në listën e AAK-së, njofton RTK.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, nëse Partia Demokratike e Kosovës nuk e fton në bashkëqeverisje Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këshilli drejtues dhe Kryesia e AAK-së pas përfundimit të mbledhjes kanë paraqitur një deklaratë për media me çrast shprehin bindjen se rrugëdalja më e mirë nga rrethanat aktuale në të cilën gjendet Kosova është krijimi i një koalicioni më të gjerë, gjegjësisht koalicionit ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi për të tejkaluar situatën aktuale.
Në rast se ky koalicion i gjerë nuk ndodh, atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nga data 8 shkurt vendos përfundimisht të mbetet parti opozitare parlamentare, thuhet në deklaratë.
Në këtë deklaratë nuk përmendet askund pohimi i mëhershëm i AAK-së se nuk hyjnë në koalicion me kryeministër Hashim Thaçi.
Ndryshe, KQZ-ja i certifikoi të hënën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ndërsa ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi konfirmoi se të martën do të fillojë konsultimet me partitë parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri dhe më pas do tia jep mandatin Hashim Thaçit për të formuar qeverinë e re.
Nëse AAK-ja nuk hyn në qeverinë e re, atëherë variant është bashkëqeverisja e PDK-së me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe partitë e minoriteteve. Sipas këtij varianti, që përfolët në qarqe të ndryshme, Pacolli do të zgjidhej president, ndërsa Hashim Thaçi do të ishte kryeministër, e Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit. Në këtë matematikë deputetësh do të siguroheshin 67 deputetë dhe do të votohej qeveria e re - PDK-ja me 34 deputetë, AKR-ja me tetë dhe partitë e minoriteteve me 25 deputetë.