Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Nė Nju Jork nesėr takimi pėr kontestin e emrit
Në Nju Jork nesër takimi për kontestin e emrit
8 shkurt- Derisa në pushtet është Gruevski, vështirë është për tu arritur deri tek zgjidhja. Qeveria e Shkupit po e zvarrit procesin, për shkak se është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth ligjshmërisë së bllokadës greke për mosanëtarësimin e vendit në BE dhe NATO dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 1995 për respektimin e procesit të anëtarësimit me referencën FYROM”, shkruan gazeta “Macedonia”, duke u thirrur në burime të Ministrisë së Jashtme në Athinë.
Nė Nju Jork nesėr takimi pėr kontestin e emrit
Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic për kontestin e emrit nesër në Nju Jork do të takohet me negociatorët e Shkupit dhe Athinës.

Zyra për informim e ndërmjetësit Nimic bëri të ditur se takimet do të jenë të ndara me negociatorin e palës maqedonase, diplomatin Zoran Jolevski si dhe më pas me negociatorin grek Adamantios Vasilakis.

Mediat greke sot kanë bërë të ditur se Qeveria e Athinës pret takime konstruktive me ndërmjetësinë e OKB-së, por një pjesë e madhe e tyre nuk i kushtojnë shumë vëmendje kësaj nisme të radhës, pas ndërprerjes së gjatë të procesit.

Gazeta greke “Macedonia” shkruan sot se diplomacia greke ka pritje minimale nga rezultatet e takimit. “Derisa në pushtet është Gruevski, vështirë është për tu arritur deri tek zgjidhja. Qeveria e Shkupit po e zvarrit procesin, për shkak se është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth ligjshmërisë së bllokadës greke për mosanëtarësimin e vendit në BE dhe NATO dhe mosrespektimin e marrëveshjes së vitit 1995 për respektimin e procesit të anëtarësimit me referencën FYROM”, shkruan gazeta “Macedonia”, duke u thirrur në burime të Ministrisë së Jashtme në Athinë.

]ështja e emrit për herë të fundit ishte pjesë e agjendës së ndërmjetësit Nimic gjatë vizitës së tij në fund të vitit të kaluar në Athinë dhe Shkup. Propozimi i emrit Republika Veriore e Maqedonisë si dhe Republika e Maqedonisë së Vardarit janë dy propozimet e fundit për të cilat palët nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa në pjesën e debatit janë të përfshirë edhe nocionet rreth përdorimit të emërtimeve të kombësisë, gjuhës dhe identitetit maqedonas, për të cilat pala greke kërkon ndryshime


Publikuar: 08.02.2011 (17:05), Lexuar: 310 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio