Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Qeveria e re do tė votohet mė 26 korrik
Qeveria e re do të votohet më 26 korrik
13 korrik- Kabineti i ri qeveritar në Maqedoni do të votohet më 26 korrik, pasi që mandatari Nikolla Gruevski dje dorëzoi programin e Qeverisë së re dhe përbërjen e saj.. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka vendosur që të thirrë më 26 korrik seancën për miratimin e Qeverisë së re që përbëhet nga koalicioni i VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI). Koalicioni midis këtyre dy partive dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane(PAE) që ka një deputetë ka shumicën absolute prej 82 nga 120 vende deputetësh në Parlamentin e Maqedonisë. Për miratimin e Qeverisë së re nevojitet shumica prej 61 deputetësh. Partia shqiptare BDI në kuadër të Qeverisë do të drejtojë 5 dikastere ministrore dhe detyrën e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Qeveria e re do tė votohet mė 26 korrik


Publikuar: 13.07.2008 (21:40), Lexuar: 143 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio