Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ban Ki Mun:Sa mė shpejtė zgjidhni problemin e emrit
Ban Ki Mun:Sa më shpejtë zgjidhni problemin e emrit
9 shkurt- Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirski, para takimit të sotëm të Nimicit me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Ademantios Vasilakis e ka transmetuar qëndrimin e Ban Ki Munit se kontesti për emrin është "i ndërlikuar dhe zgjat shumë gjatë" dhe se dy palët duhet të tregojnë vullnet të mirë dhe ta zgjidhin sa më shpejt që është e mundur.
Ban Ki Mun:Sa mė shpejtė zgjidhni problemin e emrit
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun apeloi te Athina dhe Shkupi që të tregojnë vullnet të mirë dhe me ndihmën e ndërmjetësuesit, Methju Nimic të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit.

Ai ka theksuar se, me zgjidhjen e këtij problem ndihmohet paqja dhe stabiliteti i rajonit të Ballkanit, si dhe Maqedonisë i i hapet rruga drejtë anëtarësimit në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirski, para takimit të sotëm të Nimicit me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Ademantios Vasilakis e ka transmetuar qëndrimin e Ban Ki Munit se kontesti për emrin është "i ndërlikuar dhe zgjat shumë gjatë" dhe se dy palët duhet të tregojnë vullnet të mirë dhe ta zgjidhin sa më shpejt që është e mundur.

Në Nju Jork sot do të fillojnë takimet midis ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe palëve negociatore maqedonase dhe greke për kontestin e emrit.
Zyra për informim e ndërmjetësit Nimic bëri të ditur se takimet do të jenë të ndara me negociatorin e palës maqedonase, diplomatin Zoran Jolevski si dhe më pas me negociatorin grek Adamantios Vasilakis.


Publikuar: 09.02.2011 (14:02), Lexuar: 284 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio