Paralajmërim për mashtrim në lidhje me DV lotarinë
9 shkurt-
Me këtë rast, Ambasada dëshiron të theksojë që Qeveria e SHBA-ve këtë vit nuk do të dërgojë lajmërim deri tek fituesit e lotarisë për vizë (zyrtarisht e quajtur DV Lottery 2012). Duke filluar nga data 1 maj 2011 e deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre përmes Entry Status Check në internet faqen e E-DV www.dvlottery.state.gov., thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada e SHBA-ve në Shkup dëshiron të këshillojë opinionin në Maqedoni që të ketë kujdes në lidhje me lajmërimet e rrejshme që mund të marrin përmes postës, postave elektronike apo telefonit ku qytetarët e Maqedonisë informohen se kanë fituar Lotarinë për vizë amerikane (gjithashtu e quajtur edhe si Lotaria për Kartë të gjelbër).
Me këtë rast, Ambasada dëshiron të theksojë që Qeveria e SHBA-ve këtë vit nuk do të dërgojë lajmërim deri tek fituesit e lotarisë për vizë (zyrtarisht e quajtur DV Lottery 2012). Duke filluar nga data 1 maj 2011 e deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre përmes Entry Status Check në internet faqen e E-DV www.dvlottery.state.gov., thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në njoftim më tej thuhet se, ky opcion për kontroll të statusit të aplikacionit do të jetë forma E VETME përmes të cilës fituesit/të përzgjedhurit për këtë lotari do të mund të informohen për përzgjedhjen apo mospërzgjedhjen e tyre për DV-2012.