Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > PDSH akuzon BDI-nė pėr nepotizėm
PDSH akuzon BDI-në për nepotizëm
9 shkurt- PDSH sot drejtoi akuza për nepotizëm kundër deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Nazif Bushi. Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi tha se, funksionarët e BDI-së, shkatërruan dhe po shkatërrojnë çdo gjë që është shqiptare. “E kanë të qartë se u ka ardhur fundi, prandaj i rregullojnë familjarët e tyre nëpër institucione shtetërore. Deri tani prezantuam se Ali Ahmeti i ka rregulluar 10 familjarë të vetë, Xhelal Bajrami 10, Fatmir Besimi 7, e sot po e prezantojmë edhe një të BDI-së i cili është përkujdesur ashtu si Alia ti rregullojë familjarët e vet. Bëhet fjalë për deputetin e BDI-së nga Shkupi Nazif Bushi, i cili ka punësuar 11 anëtarë të familjes së vet”, deklaroi Tresi. Ai tha se, përderisa Shkupjanët dhe jo vetëm ata kanë probleme me idaren e bukës, janë të papunë, këta të BDI-së morën votat e shqiptarëve për ti rregulluar të afërmit e vet dhe për ti dëmtuar shqiptarët
PDSH akuzon BDI-nė pėr nepotizėm
Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se kjo e fundit shkatërron çdo gjë që është shqiptare. Sipas partisë së Thaçit, akuzat ndërmjet dy funksionarëve të lartë të BDI-së, Teuta Arifit dhe Musa Xhaferit, janë vetëm farsë dhe dëshmim herë para VMRO-DPMNE-së dhe herë para LSDM-së, dhe se asnjëherë nuk janë në anën e shqiptarëve.

Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi, gjatë një pres konference me gazetarë tha se, Bdi-ja, është e shantazhuar me, dosjet origjinale, si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, rastet e Hagës, korrupsion dhe aktivitete tjera kriminale.
E kanë të qartë se u ka ardhur fundi, prandaj i rregullojnë familjarët e tyre nëpër institucione shtetërore. Deri tani prezantuam se Ali Ahmeti i ka rregulluar 10 familjarë të vetë, Xhelal Bajrami 10, Fatmir Besimi 7, e sot po e prezantojmë edhe një të BDI-së i cili është përkujdesur ashtu si Alia ti rregullojë familjarët e vet. Bëhet fjalë për deputetin e BDI-së nga Shkupi Nazif Bushi, i cili ka punësuar 11 anëtarë të familjes së vet”, tha Tresi.
Sipas tij, shkupjanët dhe jo vetëm ata kanë probleme me idaren e bukës, janë të papunë, e këta të BDI-së morën votat e shqiptarëve për ti rregulluar të afërmit e vet dhe për ti dëmtuar shqiptarë. Tresi ka prezantuar edhe skemën e të punësuarve nga ana e deputetit Nazif Bushit.

” Nazim Bushi, vëlla i Nazif Bushit anëtarë në bordin e T- Home, Kenan Bushi, kushëri i Nazif Bushit i punësuar në administratë shtetërore, Orhan Bushi, kushëri i Nazif Bushit në drejtorinë e të hyrave publike,Rejhan Bushi, kushërirë e Nazif Bushit e punësuar në TVM, Bexhet Bushi, kushëri i Nazif Bushit i punësuar në spitalin shtetëror, Selajdin Bushi, kushëri i Nazif Bushit në Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Axhami, nip i Nazif Bushit i punësuar në komunën e Çairit,Bekim Axhami, nip i Nazif Bushit i punësuar në MPB, Metush Axhami, nip i Nazif Bushit i punësuar në TVM, Memet Murtezani, nip i Nazif Bushit në administratë shtetërore, Ruxhdi Jaja, dhëndër i Nazif Bushit këshilltar në komunën e Çairit, kjo na qenka “Jetësim i Idealeve”. Ti shërbesh herë Brankos e herë Gruevskit, e asnjëherë shqiptarëve”, deklaroi Luan Tresi.

Në vazhim të presit me gazetarë, zëdhënësi i PDSH-së, ka përmendur edhe disa vendime qeveritare anti shqiptare, për të cilët BDI-ja është treguar indiferente.

“Në qeveri kalon vendimi se maqedonishtja duhet të mësohet nga klasa e parë, e ju nuk dini asgjë,enciklopedia maqedonase jo vetëm që nuk u tërhoq, por sot e kësaj dite shitet e ribotohet, çdo vjet miratoni mjete financiar në buxhet për projektin “Shkupi 2014” dhe prapë thoni se nuk e paskeni bë ju, ndërtohet kisha në mes të kalasë dhe thoni “i ngjanë kishës por nuk është kishë”, nxjerrin ligje shoviniste si ky i fundit për maqedonizimin e medieve shqiptare dhe si zakonisht ju prapë nuk dini gjë. Këtë vasalitet, këtë përulje, këtë servilizëm, e këtë turp që jeni duke e bërë, ju udhëheqës të BDI-së, kësaj radhe shqiptarët do të dinë ta dënojnë”, theksoi Tresi.


Publikuar: 09.02.2011 (16:39), Lexuar: 380 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio