Në Nju Jork vazhdojnë negociatat për emrin
13 korrik - Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic të hënën në Nju Jork do të realizoj takim me negociatorin grek Adamantis Vasilakis.
Siç është paralajmëruar në këtë takim ndërmjetësuesi Nimic do të dëgjoj qëndrimin e Greqisë për çështjen e emrit, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm do të ofrojë një kornizë të re për zgjidhjen e kontestit.
Javën e kaluar, Nimic realizoi takim me negociatorin maqedonas, Nikolla Dimitrov. Sipas burimeve negociatori maqedonas ka deklaruar se Maqedonia nuk do të pranoj kurrfarë propozimi që do të prek identitetin maqedonas.