10 shkurt-
Ai u zotua se, do të bëjë çmos që kjo iniciativë të kaloj sa më shpejtë në procedurë parlamentare, kështu që të hënën pritet që iniciativa e propozuar të gjendet para Komisionit parlamentar Kushtetues, ndërsa më 21 shkurt në seancë plenare.
Partia VMRO-DPMNE e drejtuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski po vazhdon ndryshimet kushtetuese në sfera të ndryshme, por duke iu shmangur ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Mbi 30 deputet të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tij të koalicionit kanë ngritur iniciativë parlamentare për ndryshime Kushtetuese në pjesën e gjyqësorit dhe revizionit shtetëror.
Sipas propozim ndryshimeve kushtetuese, parashikohet që nga Këshilli Gjyqësor si anëtarë i përhershëm të largohet ministri i drejtësisë dhe të mos ketë kryetar të këshillit gjyqësor, por të rritet numri i anëtareve të gjykatësve nga 8 në 10.
Këto janë dy rekomandime të Bashkimit Evropian (BE).Punojmë në mënjanimin e të gjitha barrierave për anëtarësim në BE, tha kryeparlamentari Trajko Veljanovski.
Ai u zotua se, do të bëjë çmos që kjo iniciativë të kaloj sa më shpejtë në procedurë parlamentare, kështu që të hënën pritet që iniciativa e propozuar të gjendet para Komisionit parlamentar Kushtetues, ndërsa më 21 shkurt në seancë plenare.
Këtë iniciativë nuk e kanë nënshkruar deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilët për të njëjtën janë njoftuar gjatë ditës së sotme.
Ka kohë që partia shqiptare në pushtet nuk komunikon si duhet me aletin e saj Nikolla Gruevskin i cili vazhdon ti injoroj dhe mos i përfill në të shumtën e rasteve.
Demokracia e Re (DR), thotë se, kjo iniciativë është për tu përshëndetur por nuk duhet të miratohet pa konsensus dhe miratimin e kërkesave të shqiptarëve që kanë të bëjnë me aplikimin e votimit të dyfishtë edhe në Këshillin Gjyqësor, miratimin e buxhetit shtetëror me të njëjtin parim, rregullimin e çështjeve të simboleve, gjuhës etj.
Ne e bojkotojmë punën e parlamentit dhe nuk kthehemi në punimet e së njëjtit, në kohën kur nuk merren parasysh kërkesat e DR-së. Pyes publikisht cili është roli i BDI-së në pushtet? Që VMRO-DPMNE të propozoi vetë ndryshime kushtetuese, tha Flora Kadriu, deputet DR-së. Nga DR këtë e quajnë edhe si një provokim të radhës të shumicës parlamentare.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), mbetet në qëndrimin e mëparshëm që Maqedonisë i duhet ndryshime të rrënjësishme kushtetuese e jo sipërfaqësore.
PDSH është për ndryshime të rrënjësishme të kushtetutës e jo për ndryshime sipërfaqësore. Kushtetuta duhet të ndryshoi në bazë të marrëveshjes së re politike që e ofron PDSH, thonë në PDSH.