Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Rufi Osmani, kryetar mė transparente nė Maqedoni
Rufi Osmani, kryetar më transparente në Maqedoni
11 shkur- Si kritere për rangim të komunave janë marrë azhurnimi i web faqeve të administratave komunale, ekzistimi i shërbimit ose personit të përcaktuar për marrëdhënie me publikun, pjesëmarrja në trajnimet e organizuara si dhe vlerësimi i qytetarëve të anketuar në të gjitha komunat e vendit.
Rufi Osmani, kryetar mė transparente nė Maqedoni
Komuna e Gostivarit është ndër komunat më transparente në Maqedoni, sipas studimit të realizuar nga Forumi Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim.

Në konkurrencë të 84 njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, komuna e Gostivarit është ranguar në vendin e katërt, me 21 pikë të fituara nga 25 të mundshmet.

Si kritere për rangim të komunave janë marrë azhurnimi i web faqeve të administratave komunale, ekzistimi i shërbimit ose personit të përcaktuar për marrëdhënie me publikun, pjesëmarrja në trajnimet e organizuara si dhe vlerësimi i qytetarëve të anketuar në të gjitha komunat e vendit.

Publikimi i rezultateve nga hulumtimi do të bëhet në 17 shkurt në hotelin “Kontinental” në Shkup, ku është ftuar të merr pjesë edhe kryetari komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Hulumtimi në fjalë është bërë i mundur me grand të programit Civica

Mobilitas me mbështetje financiare të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC


Publikuar: 11.02.2011 (17:25), Lexuar: 480 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio