Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Mjeku Dabiq identiteti i rremė i Radovan Karaxhiēit
Mjeku Dabiq identiteti i rremë i Radovan Karaxhiçit
22 korrik - Ish udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç deri para arrestimit të tij fshihej në Beogradin e ri duke shfrytëzuar një identitet të rrejshëm me emrin Dragan Dabiç. Kryetari i këshillit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç publikoi sot për gazetarët fotografitë e Karaxhiçit, i akuzuar për genocid dhe krime ndaj civilëve boshnjak në luftën e Bosnjës. Gjykatësi për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç njoftoi se Karaxhiç është arrestuar në rrethinë të Beogradit, derisa po tentonte të ndryshonte lokacionin e qëndrimit të tij. Karaxhiç po shfrytëzonte dokumente të rrejshme me emrin e Dragan Dabiç, ndërsa gjatë 13 viteve të arratisjes së tij ai po merrej me mjekësi alternativa dhe në këtë mënyrë ka përfituar para. Ai kishte punuar në një Klinikë private dhe vendstrehimi i fundit ishte Beogradi i ri.
Mjeku Dabiq identiteti i rremė i Radovan Karaxhiēit


Publikuar: 22.07.2008 (22:25), Lexuar: 319 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio