15 shkurt-
I bëjmë thirrje vëllezërve tanë në qendrat ku janë më shumicë të mos lëshohen në aventura të pamatura, sepse më rëndë do të pësojnë ne shqiptarët e Manastirit dhe të Pellagonisë ku jemi pakicë, duke na vendosur në gjendje të palakmueshme. A e dini se ne mund të jemi kurban e viktima dhe të përsëriten skemat e djegies së shtëpive dhe pronave tona sikur në vitin 2001, theksohet në reagimin e shoqatës Kongresi i Bashkimit.
Shoqata Kongresi i Bashkimit në Manastir ka bërë thirrje që të mos nxiten tensione për qëllime politike nga të cilët siç thuhet do të pësojnë shqiptarët pakicë e këtij qyteti.
Reagimi i kësaj shoqate vjen pas incidenteve të dhunshme në Kalanë e Shkupit dhe pas tentimit për vënien e zjarrit në xhaminë e Manastirit, ngjarje që u pritën me shqetësim të madh në mesin e shqiptarëve në Manastir, me frikën e tyre për mundësinë e hakmarrjes nga grupe vandale maqedonase, njofton agjencia e lajmeve INA.
I bëjmë thirrje vëllezërve tanë në qendrat ku janë më shumicë të mos lëshohen në aventura të pamatura, sepse më rëndë do të pësojnë ne shqiptarët e Manastirit dhe të Pellagonisë ku jemi pakicë, duke na vendosur në gjendje të palakmueshme. A e dini se ne mund të jemi kurban e viktima dhe të përsëriten skemat e djegies së shtëpive dhe pronave tona sikur në vitin 2001, theksohet në reagimin e shoqatës Kongresi i Bashkimit.
Kjo shoqatë bën thirrje për të shmangur suitat partiake dhe patriotike dhe se apelohet që çdo trimëri duhet të tregohet në Manastir, vendi që konsiderohet si vatra e arsimit dhe kulturës shqiptare. Ju lutemi të keni kujdes dhe keni mëshirë ndaj neve që jemi të anashkaluar në këtë vend, theksohet në fund të mesazhit të kësaj organizate.