Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Qeveria e Maqedonisė pėrshėndeti arrestimin e Karaxhiēit
Qeveria e Maqedonisë përshëndeti arrestimin e Karaxhiçit
22 korrik - Qeveria e Maqedonisë sot ka përshëndetur arrestimin e të shumëkërkuarit të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç. Në komunikatë thuhet se Qeveria e Maqedonisë i përshëndet hapat e qeverive të rajonit për forcimin e proceseve evrointegruese, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e shtetit juridik. “Kjo tregon se ka kaluar koha dhe dekada tragjike ballkanike e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe këtë t`ia lëmë shkencës së historisë, ndërsa vendet e rajonit të përkushtohen në ndërtimin e përbashkët të së ardhmes evropiane në gjithë Ballkanin”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë.
Qeveria e Maqedonisė pėrshėndeti arrestimin e Karaxhiēit


Publikuar: 22.07.2008 (22:26), Lexuar: 293 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio