15 shkurt-
Në Kala u pa se Nikolla me strukturat shtetërore krijoi konflikt vetëm që ti pengojë zërin të vërtetës, të rinisë shqiptare.Strukturat qeveritare po përgatisin konflikt ndëretnik, kurse siç po shihet nga paaftësia e Alis, ai duke mos mundur ta ndalë Nikollën bën apele në mbrojtje të Nikollës, e jo të shqiptarëve, thotë në deklaratën e tij komandant Hoxha.
Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha në UÇK gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare ka reaguar ashpër kundër ngjarjeve të fundit, sidomos incidentit, provokimeve dhe dhunës të shfaqur nga të rinjtë dhe policia maqedonase në Kalanë e Shkupit ditën e diel.
Sulmet e qeverisë Gruevski nuk kanë të ndalur në katër vitet e fundit ndaj shqiptarëve dhe deri më tani shqiptarët kanë bërë durim dhe kanë respektuar thirrjet e komitetit ndërkombëtar për dialog. Pasi që as partitë shqiptare PDSH dhe BDI nuk janë treguar të afta që ti mbrojnë të drejtat e elektoratit shqiptar, kurse ndërkombëtarët nuk kanë mundësinë apo nuk dëshirojnë ta bindin Nikollën që ti ndalë sulmet ndaj shqiptarëve, atëherë kanë detyruar shoqërinë civile dhe rininë shqiptare në IRJM që të fillojë dhe të ngrejë zërin me protesta.
Në Kala u pa se Nikolla me strukturat shtetërore krijoi konflikt vetëm që ti pengojë zërin të vërtetës, të rinisë shqiptare.Strukturat qeveritare po përgatisin konflikt ndëretnik, kurse siç po shihet nga paaftësia e Alis, ai duke mos mundur ta ndalë Nikollën bën apele në mbrojtje të Nikollës, e jo të shqiptarëve, thotë në deklaratën e tij komandant Hoxha.
Sipas tij, Ministria e punëve të brendshme kërcënon qytetarët shqiptar për masa ligjore kundër tyre e asnjë fjalë për të drejtat e shqiptarëve dhe dëshiron ti frikëson apo dëbon shqiptarët nga Shkupi.
Ne konsiderojmë se është e patolerueshme që të sulmohen shqiptarët vazhdimisht në IRJM. Bëjmë thirrje te shoqatat jo qeveritare dhe rinia shqiptare që të vazhdojnë me mitingje apo protesta për çdo padrejtësi dhe mos presin prej BDI-së dhe PDSH-së që të dalin në mbrojtje të shqiptarëve se deri tani na morën në qafë këso shqiptarë.
Ne ju sigurojmë se jemi besnik ndaj çdo kërkese tuajën në çdo moment sikur çdo herë dhe paralajmërojmë Nikollën se nëse vazhdon ti neglizhon të drejtat e shqiptarëve e fillon që të përdor procese gjyqësore dhe forca policore për ti ndëshkuar rininë shqiptare, se ne do të bëjmë mbrojtjen e vëllezërve tanë dhe nuk do të qëndrojmë në Tanushë por do të zbresim në mes të Shkupit.
Mos harro Nikollë se nga viti 2001 ende si kemi dorëzuar krejt armët, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Xhezair Shaqirit i njohur si komandant Hoxha.