Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > SHGM:Zgjedhja e koordinatorit sipas statutit
SHGM:Zgjedhja e koordinatorit sipas statutit
15 shkurt- Ndaj tani më, pasi është bërë zgjedhje, e vetmja mundësi ligjore, po qe se me zgjedhjen e Sulejmanit për koordinator të ri nuk pajtohet pjesa dërmuese e anëtarëve të SHGM-së, u mbetet , sipas akteve, të mbledhin numrin e duhur të votave dhe të kërkojnë nga organet e SHGM-së zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale Tetovë të jetë e përsëritur, thuhet ne reagimin e SHGM-se.
SHGM:Zgjedhja e koordinatorit sipas statutit
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagon për kontributin në gazetën ,, Koha,, Televizionin Koha dhe në ,,TV ALB,, që ka të bëjë me rregullësinë dhe legjitimitetin e zgjedhjes se koordinatorit të qendrës rajonale të SHGM-së në Tetovë, Selam Sulejmani. Para se gjithash zgjedhja u bë sipas Statutit dhe akteve të SHGM-së.

Gazetarët e pranishëm, anëtarë të SHGM-së paraqiten dy kandidatura për të cilët u deklaruan duke dhënë votën. Gjatë zgjedhjes shumica i dha përkrahje Selam Sulejmanit. “E bëjmë me dije se të drejtën e votës kanë vetëm gazetarët anëtarë të SHGM-së dhe se termini i mbajtjes së mbledhjes ka qenë i përcaktuar me kohë, kështu që çdonjëri prej anëtarëve që ka pasur dëshirë dhe vullnet të jetë i pranishëm ka mundur të marrë pjesë.

Ndaj tani më, pasi është bërë zgjedhje, e vetmja mundësi ligjore, po qe se me zgjedhjen e Sulejmanit për koordinator të ri nuk pajtohet pjesa dërmuese e anëtarëve të SHGM-së, u mbetet , sipas akteve, të mbledhin numrin e duhur të votave dhe të kërkojnë nga organet e SHGM-së zgjedhja e koordinatorit të qendrës rajonale Tetovë të jetë e përsëritur, thuhet ne reagimin e SHGM-se.


Publikuar: 15.02.2011 (17:26), Lexuar: 337 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio