Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Veljanovski - ndryshimet kushtetuese para deputetėve
Veljanovski - ndryshimet kushtetuese para deputetëve
16 shkurt- eljanovski nëpërmjet një letre të hapur kërkoi nga kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe partive të tjera parlamentar, mbajtjen e një takimi ‘ad hock’, i zgjeruar dhe koordinues me të gjitha partitë, për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend
Veljanovski - ndryshimet kushtetuese para deputetėve
Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetët e VMRO DPMNE-së, për largimin e Ministritë të Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor Republikan, Gjykata Supreme si dhe institucionalizimin e Entit për Revizion në kushtetutë, janë caktuar të debatohen në seancën plenare të Kuvendit më 21 shkurt.


Për BDI-në këto dy propozime, nuk janë kontestuese. Por nga partia e Ahmetit këmbëngulin në dy kërkesa të tjera që, ligjet të cilat miratohen nga kuvendi me Badenter, i njëjti parim të respektohet edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e dytë e partisë së Ahmetit ka të bëjë me emërimin dhe shkarkimin nga Këshilli i prokurorëve publik, edhe kjo me anë të Badenterit.

Kryetari i Kuvendit Veljanovski nuk deshi të komentonte kërkesat e BDI-së. Veljanovski nëpërmjet një letre të hapur kërkoi nga kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe partive të tjera parlamentar, mbajtjen e një takimi ‘ad hock’, i zgjeruar dhe koordinues me të gjitha partitë, për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend.

“Në letrën e hapur tregova në mënyrë kronologjike për të gjitha aktivitetet e mia dhe masat që janë ndërmarrë nga ana ime, nga takimi i liderëve deri sot, me qëllim ndërtimin e përbashkët të besimit dhe dialogut brenda në Kuvend. Për këtë qëllim thërras mbajtjen e një mbledhje të përbashkët në të cilën do t’i zgjidhnim të gjitha çështjet të cilat nga ana e partive politike që bojkotojnë Kuvendin, u nënvizuan si probleme” tha Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit.

Ndërsa opozita vazhdon të bojkotojë punimet e Kuvendit dhe këmbëngulë në kërkesat e tyre, kryetari i Kuvendit Veljanovski ka caktuar 24 shkurtin, datën e mbajtjes së seancës së radhës për pyetjet e deputetëve.


Publikuar: 16.02.2011 (17:43), Lexuar: 271 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio