Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Xhaferi: Incidenti nė Kala nuk do ta prishė situatėn politike
Xhaferi: Incidenti në Kala nuk do ta prishë situatën politike
16 shkurt- "Ky incident mendoj se nuk do ta prishë situatën politike. Çdo koment që na kthen prapa nuk kontribuon në situatë dhe të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm në komentet për incidentin. Mendoj se të gjithë jemi koshientë dhe dënojmë se nuk duhet të ndodhin punë të këtilla", tha Xhaferi.
Xhaferi: Incidenti nė Kala nuk do ta prishė situatėn politike
Funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim thonë se, Incidenti në Kala nuk do ta prishë gjendjen politike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

“Partnerët e koalicionit do të investojnë mjaft energji dhe vullnet që të ruhen marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa incidenti në Kalanë e Shkupit nuk do ta prishë gjendjen politike”, deklaroi Musa Xhaferi, Ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Gruevski.

I pyetur për gjendjen aktuale politike në vend pas incidentit në Kala, Xhaferi tha se, dinamika në marrëdhëniet ndëretnike mund të provokohet në disa momente.

"Ky incident mendoj se nuk do ta prishë situatën politike. Çdo koment që na kthen prapa nuk kontribuon në situatë dhe të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm në komentet për incidentin. Mendoj se të gjithë jemi koshientë dhe dënojmë se nuk duhet të ndodhin punë të këtilla", tha Xhaferi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se, institucionet kompetente duhet të sqarojnë se, kush e kishte iniciuar incidentit e së dielës në Kalanë e Shkupit.

Sipas tij, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhevat Buçi nuk është fajtorë, pasi ai atje ishte gjetur për ta stabilizuar situatën.


Publikuar: 16.02.2011 (17:47), Lexuar: 382 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio