17 shkurt-
Kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet europerëndimore nëpërmjet aeroportit të Ohrit është bërë për të evituar skenat e padëshiruara që ndodhën në aeroportin e Shkupit, nga prania e gazetarëve, por as sot azilkërkuesit e riatdhesuar nuk i shpëtuan gazetarëve, por as gazetarët nuk i shpëtuan krejtësisht kërcënimeve nga azilkërkuesit e riatdhesuar, për ti mos i filmuar ose fotografuar.
80 azilkërkues shtetas të Maqedonisë janë deportuar sot nga autoritetet franceze dhe se ata me një fluturim çarter nga Lioni mbërritën në Aeroportin e Ohrit.
Pjesa dërmuese e azilkërkuesve të riatdhesuar sot, ishin të nacionalitetit rom, nga Manastiri, Shtipi dhe qytete tjera të Maqedonisë, të cilët familjarisht kanë udhëtuar drejtë Francës.
Në aeroportin e Ohrit, kishin dalë shumë familjarë të azilkërkuesve, për ti pritur familjarët e tyre të riatdhesuar.
Jam duke pritur vajzën dhe dhëndrin, që kanë udhëtuar në Francë pwrmes agjencive turistike, për jetë më të mirë, nga skamja, papunësia dhe varfëria-deklaroi një qytetar nga Manastiri.
Një azilante deklaroi: Atje qëndruam dy muaj, të vendosur në një hotel, ku na jepnin ushqim dhe asgjë tjetër dhe tani na kthyen.
Një tjetër azilkërkues u shpreh: Kam qenë tre muaj tek një kushëri i mi në Francë dhe vullnetarisht kërkova të kthehem.
Kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet europerëndimore nëpërmjet aeroportit të Ohrit është bërë për të evituar skenat e padëshiruara që ndodhën në aeroportin e Shkupit, nga prania e gazetarëve, por as sot azilkërkuesit e riatdhesuar nuk i shpëtuan gazetarëve, por as gazetarët nuk i shpëtuan krejtësisht kërcënimeve nga azilkërkuesit e riatdhesuar, për ti mos i filmuar ose fotografuar.
Megjithatë, vigjilenca e shërbimit policor në aeroportin e Ohrit ishte në nivel dhe nuk lejuan kurrfarë incidenti.
Përndryshe, vlen të theksohet se Kompania turke TAV, ka hequr mbishkrimin e madh mbi ndërtesën e aeroportit ku ishte shkruar Aeroporti Shën Apostuli Pavle, pa dhënë sqarim askujt.