Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Marrėveshja e Ohrit kusht pėr integrimin e Maqedonisė
Marrëveshja e Ohrit kusht për integrimin e Maqedonisë
17 shkurt- "Ambasadori Fuere do të mbetet një mik i madh i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj se ambasadori Fuere ka ndihmuar vendin në zbatimin e reformave për integrimin në familjen evropaine", theksoi Ademi.
Marrėveshja e Ohrit kusht pėr integrimin e Maqedonisė
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere deklaroi të enjten se, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila, sipas tij, garanton zhvillimin e një shoqërie multietnike dhe paraqet një nga kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Këto komente ai i bëri, pas një takimin lamtumirës me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademin.

Zëvendëskryeministri Ademi në takimin lamtumirës e falënderoi ambasadorin Fuere për përkrahjen që i ka dhënë Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimit të implementimit të këtij dokumenti, zbatimin e reformave në vend që janë kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Ambasadori Fuere do të mbetet një mik i madh i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj se ambasadori Fuere ka ndihmuar vendin në zbatimin e reformave për integrimin në familjen evropaine", theksoi Ademi.

Në këtë takim lamtumirës u bisedua edhe për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ademi dhe Fuere e dënuan incidentin e fundit në Kalanë e Shkupit duke theksuar se ngjarjet e tilla nuk duhet të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.


Publikuar: 17.02.2011 (18:15), Lexuar: 432 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio