Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Tė rinjtė e PPD-sė kundėr bashkimit me PDSH-nė
Të rinjtë e PPD-së kundër bashkimit me PDSH-në
22 korrik - Prosperiteti rinor i PPD-së ka kundërshtuar sot bashkimin e partisë së tyre me PDSH-në, duke i kërkuar dorëheqjen edhe të liderit të tyre aktual Abdulhadi Vejseli. "Kryesia qëndrore e Prosperitetit Rinor të Partisë për Prosperitet Demokratik e dënon ashpër paraqitjen e disa funksionarëve të PPD-së që ende sorollaten rreth Abdulhadi Vejselit, si pjesëtarrë të njëfarë komisioni për shkrirjen e PPD-së në PDSH. Për hir të së vërtetës opninioni i gjërë pubik duhet ta dij se ai komision është formuar me vendim të 6 antarëve të kryesisë qëndrore të PPD-së", thuhet në reagimin e të rinjve të PPD-së. Prosperiteti Rinor kërkon urgjentisht largimin nga PPD-ja të Abdulhadi Vejselit dhe grupit të interesit që ka rreth tij.
Tė rinjtė e PPD-sė kundėr bashkimit me PDSH-nė
Sipas komunikatës, Inicativës së Prosperiteti Rinor i qëndrojnë besnik dhe e përkrahin edhe shumë degë të PPD-së ndër të cilat janë: Dega Karshiakë, Tetovë, Kumanovë, Llabunisht, Çair, Resnjë, Zhitoshë, Prilep, Gostivar, Dibër, Ohër, Strugë etj.
Siç bëhet e ditur PPD do të formojë kryesinë e përkohshme dhe do ta udhëheqë partinë deri në kongresin e rradhës sepse mandati i kësaj kryesie ka mbaruar pasi që janë plotsuar katër vitë që nga zgjedhja e Vejselit për kryetar.


Publikuar: 22.07.2008 (22:31), Lexuar: 207 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio