Televizioni Koha
Lajme > Rajon > 300 mijė shqiptarė festuan rėnien e diktaturės komuniste
300 mijë shqiptarë festuan rënien e diktaturës komuniste
21 shkurt- Qytetarët e shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë zbarkuan në kryeqytet për të përkujtuar sakrificën sublime të martirëve të kombit, lëvizjeve studentore të viteve ‘90-’91, duke arritur kulmin me shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt të 1991.
300 mijė shqiptarė festuan rėnien e diktaturės komuniste
Mbi 300 mijë shqiptarë të dielën në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të veprës dhe sakrificës sublime, për të rënët gjatë regjimit gjakatar.

Qytetarët e shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë zbarkuan në kryeqytet për të përkujtuar sakrificën sublime të martirëve të kombit, lëvizjeve studentore të viteve ‘90-’91, duke arritur kulmin me shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt të 1991.

Kryeministri Sali Berisha tha se po festohet ngjarja më e rëndësishme, 20 shkurti, data e guximit dhe lirisë.

“20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”. Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”.


Publikuar: 21.02.2011 (11:55), Lexuar: 361 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio