Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Demaēi kundėrkandidati i Pacollit
Demaçi kundërkandidati i Pacollit
21 shkurt- Nga burime të besueshme të portalit Qendra, mësohet se AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar, Adem Demaçi.
Demaēi kundėrkandidati i Pacollit
Deputetët e Kuvendit do ta kenë një test të vështirë të hënën, kur pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re e ku, sipas paralajmërimeve, do të votohet edhe për presidentin e ri.

Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin. Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare.

Nga burime të besueshme të portalit Qendra, mësohet se AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar, Adem Demaçi.

Marrëveshja mësohet se është arritur të dielën në mes të AAK-së, Vetëvendosjes, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga LDK-ja.

Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidim mund të votojnë për Demaçin. /


Publikuar: 21.02.2011 (11:57), Lexuar: 400 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio