Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > PDSH ofron kushtet e saj pėr shpalljen e zgjedhjeve
PDSH ofron kushtet e saj për shpalljen e zgjedhjeve
21 shkurt- Sipas tij, kërkesat e PDSH-së janë ndryshimi i kodit Zgjedhor edhe atë: Ridefinimi i kufijve të njësive zgjedhore pasi që njësia zgjedhore numër 6 i ka tejkaluar kufijtë e parapara ligjore të numrit të votuesve, Ndryshime në këshillat votuese dhe komisionet zgjedhore, me shtim të numrit të përfaqësuesve partiak, Qasje dhe pjesëmarrje në pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv, Monitorim të shtuar ndërkombëtar, etj.
PDSH ofron kushtet e saj pėr shpalljen e zgjedhjeve
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka shprehur kërkesat e saj për tu rikthyer në Parlament dhe më pas për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Sot e rikonfirmojmë edhe një herë se PDSH është për zgjedhje të parakohshme si mënyrë e vetme për largimin e kësaj qeverie Gruevski-Ahmeti e cila është kthyer në makth për shqiptarët”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Sipas tij, kërkesat e PDSH-së janë ndryshimi i kodit Zgjedhor edhe atë: Ridefinimi i kufijve të njësive zgjedhore pasi që njësia zgjedhore numër 6 i ka tejkaluar kufijtë e parapara ligjore të numrit të votuesve, Ndryshime në këshillat votuese dhe komisionet zgjedhore, me shtim të numrit të përfaqësuesve partiak, Qasje dhe pjesëmarrje në pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv, Monitorim të shtuar ndërkombëtar, etj.

“Këto kërkesa janë në funksion që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe të pranueshme, dhe në qoftë se pranohen PDSH-ja shpreh gatishmëri të kthehet në Parlament ku do te shpërndaheshe Parlamenti dhe do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së.


Publikuar: 21.02.2011 (17:11), Lexuar: 405 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio