Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Cėrvenkovski: Jemi pėr zgjedhje tė parakohshme nė qershor
Cërvenkovski: Jemi për zgjedhje të parakohshme në qershor
21 shkurt- “Menjëherë pas kësaj LSDM është e gatshme për tu ulur në tryezën e negociatave me partitë më të mëdha politike dhe në nivel të liderëve dhe grupeve të punës të zgjidhim kërkesat tona dhe se ne jemi të gatshëm për të ofruar propozimet tona”, theksoi Cërvenkovski, duke shtuar se me vullnet të mirë dhe punë intensive të gjitha çështjet e hapura do të mbylleshin më së voni deri më 15 mars.
Cėrvenkovski: Jemi pėr zgjedhje tė parakohshme nė qershor
Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM në Maqedoni, Branko Cërvenkovski theksoi sot se është i gatshëm për zgjedhje në qershor, por duke kërkuar paraprakisht plotësimin e pesë kushteve të bëra nga opozita.

“Nëse jeni të sinqertë në qëllimin tuaj për tu ballafaquar me popullin, është koha për të treguar këtë. Pranoni këtë propozim dhe ejani të fillojnë punën që të shkojmë në zgjedhje në qershor”, deklaroi Cërvenkovski.

Ai shpalosi propozime konkrete dhe afatet për plotësimin e kërkesave të opozitës. “Në rast se do të plotësoheshin kërkesat tona sipas kornizës së paraparë kohore, atëherë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në qershor. Në të kundërtën në rast se nuk plotësohen kushtet dhe Gruevski do të shpallë zgjedhjet e parakohshme, atëherë LSDM do të bojkotojë ato”, paralajmëroi lideri i socialdemokratëve Branko Cërvenkovski.

Zhbllokimi i llogarive bankare të mediave TV A1 dhe gazetave të afërta me pronarin Velija Ramkovski, shpërndarja proporcionale e mjeteve buxhetore për reklama për të gjitha mediat, arritja e koncensusit për Kodin zgjedhor, si dhe formimi i një komisioni për listat zgjedhore janë kushtet kryesore të LSDM-së.

“Menjëherë pas kësaj LSDM është e gatshme për tu ulur në tryezën e negociatave me partitë më të mëdha politike dhe në nivel të liderëve dhe grupeve të punës të zgjidhim kërkesat tona dhe se ne jemi të gatshëm për të ofruar propozimet tona”, theksoi Cërvenkovski, duke shtuar se me vullnet të mirë dhe punë intensive të gjitha çështjet e hapura do të mbylleshin më së voni deri më 15 mars.

Lideri i LSDM-së theksoi se pas qëndrimit të tij të deklaruar fjalën e ka kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Kryeministri Gruevski dje i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Parlament për të miratuar ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe për të shpërndarë më pas Parlamentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.


Publikuar: 21.02.2011 (17:12), Lexuar: 313 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio