22 shkurt-
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti janë takuar mbrëmë në Qeveri, ku jozyrtarisht bëhet e ditur se ata janë dakorduar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës
VMRO-DPMNE dhe BDI janë dakorduar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas një takimi mbrëmë midis liderëve të këtyre partive.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti janë takuar mbrëmë në Qeveri, ku jozyrtarisht bëhet e ditur se ata janë dakorduar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës.
Një burim qeveritar ka theksuar për televizionin Koha se Ahmeti dhe Gruevski janë marrë vesh për mënyrën e shpërndarjes së Parlamentit dhe dakordimin për të kryer procedurat rreth zgjedhjeve, gjegjësisht miratimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor dhe shqyrtimin e kërkesave të opozitës.
Dy partitë sot pritet të konfirmojnë qëndrimet zyrtare lidhur me zgjedhjet e parakohshme, pasi që kryesitë e tyre mbrëmë kanë diskutuar deri vonë lidhur me këtë çështje