Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > PDSH:Ademi punėsoi 11 familjarė tė tij
PDSH:Ademi punësoi 11 familjarë të tij
22 shkurt- Ajo tha se deri më tani kanë denoncuar se Ali Ahmeti i ka 10 familjarë të punësuar, Fatmir Besimi 7, Abdykadër Memeti 4, Nazif Bushi 11, Argetim Fida 16, Xhelal Bajrami 11, ndërsa Abdylaqim Ademi është përkujdesur që ti sistemojë hiç më pak se 11 anëtarë të familjes më të ngushtë.
PDSH:Ademi punėsoi 11 familjarė tė tij
Partia Demokratike Shqiptare sot ka akuzuar zëvendëskryeministrin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit Abdilaqim Ademi, për nepozitëm dhe punësimin e 11 personave për të cilët PDSH-ja thotë se janë familjarë të Ademit.

“Merren vendime në Qeveri si: projekt buxheti ku financohet projekti famëkeq Shkupi 2014, maqedonishtja nga klasa e parë, ligji për diskriminimin e mediumeve në gjuhën shqipe, enciklopedia, ligji për regjistrimin e popullsisë, e shumë e shume projekte e ligje antishqiptare. Për kishën në Kala thoni se “duket si kishë po nuk është kishë”.

Ti Abdylaqim Ademi bashkë me Ali Ahmeti dhe njerëzit për rreth jush, paaftësinë dhe servilizmin tuaj ndaj Gruevskit dhe VMRO-së, tentoni para shqiptarëve ta arsyetoni me gënjeshtra e fjalë boshe, që tashmë ju ka dalë boja.

Ditët i keni të numëruara dhe për këtë jeni të vetëdijshëm, prandaj i rregulloni familjarët tuaj nëpër institucione, e ato shqiptarë që ju kanë votuar kanë probleme me idaren. Ti nuk dallon nga soji dhe tajfa e jote”, tha zëdhënësja e PDSH-së Rudina Shaqiri, gjatë një pres konference të martën në Tetovë.

Ajo tha se deri më tani kanë denoncuar se Ali Ahmeti i ka 10 familjarë të punësuar, Fatmir Besimi 7, Abdykadër Memeti 4, Nazif Bushi 11, Argetim Fida 16, Xhelal Bajrami 11, ndërsa Abdylaqim Ademi është përkujdesur që ti sistemojë hiç më pak se 11 anëtarë të familjes më të ngushtë.


“Abdylmexhit Ademi, kushëri polic,Amdiarif Ademi, kushëri shef në pagesën rrugore, Jeton Ademi, kushëri, Nedim Ademi, kushëri polici,Adem Ademi, - administratë shtetërorem Zenedije Ademi, kushërire në Administratë shtetërore, Dashmir Ademi, kushëri - në Administratë shtetërore, Xhelal Ademi, axha i Abdylaqimit shef në postë të Tetovës, Elmedin Ademi, nip në sekretariat për implementimin e Marrëveshjes se Ohrit, Besar Shaqiri, kushëri në Administratë dhe Nermine Shaqiri, kushërire në Administratë.

Ky na qenka “Jetësim i Idealeve”. Ju të BDI-se i shërbeni herë Brankos e herë Gruevskit, por asnjëherë shqiptarëve. Shqiptarët e dinë se sa herë i keni ikur ballafaqimit të drejtpërdrejt nëpër mediume, ikni nga gjyqësia, por më së shumti ikni nga populli.

Ikni nga populli se duhet të jepni hesap, për dosjet si bashkëpunëtor të shërbimeve policore, për aferat korruptive, për nepotizmin, për projektet e shumta antishqiptare që i miratuat dhe vazhdoni ti miratoni, e që dëmtojnë thellë interesin kombëtar.Shqiptaret e dine se mbrojtja e tyre e vërtete dhe kthimi i dinjitetit të tyre është vetëm Marrëveshja Politike që ofron PDSH-ja si e vetmja alternativë.

Vetëm ne si PDSH mund ta ndalim këtë histeri nacionaliste maqedonase”, tha zëdhënësja Shaqiri gjatë një komunikimi me media


Publikuar: 22.02.2011 (15:20), Lexuar: 488 herė
Komentet
xeni më datë 23/02/2011 ka shkruajtur:
punesimet partiake jan bere tradite. Tra dhetite jan mekate qe nuk falen.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio