Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruveski sfidon pėr tė dytėn herė Cėrvenkovskin
Gruveski sfidon për të dytën herë Cërvenkovskin
22 shkurt- Pesë muaj çdo ditë kërkon zgjedhje dhe thua se jemi në pushtet pa mbështetjen e popullit edhe pse zgjedhjet i kemi fituar në mënyrë legjitime. Ja zgjedhje keni , tani menjëherë pa asnjë prolongim pa blerë në kohë. Të thëras në zgjedhje , qartë dhe zëshëm dhe është e guximshme të pranosh”ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, në konferencën e tij për shtyp.
Gruveski sfidon pėr tė dytėn herė Cėrvenkovskin
Kryeministri i Maqedonisë njëherit edhe lider i VMRO-DPMNE-së,Nikolla Gruevski përmes një konference për shtyp ka kërkuar nga Lideri i opozitës Branko Cërvenkovski, që të pranojë ofertën e tij për zgjedhje të parakohshme pa manipulime dhe kushtëzime.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar , Cërvenkovski bën blof, duke thirur në zgjedhje , atë që dua t’ia them është se secili i cili bën blof , në një moment duhet të jet i gatshëm të ballafaqohet me blofin e tij. Nuk kam ndërmend që të garoj me ty , të flas dhe të mos punojë asgjë,stili im është të punojë.

Pesë muaj çdo ditë kërkon zgjedhje dhe thua se jemi në pushtet pa mbështetjen e popullit edhe pse zgjedhjet i kemi fituar në mënyrë legjitime. Ja zgjedhje keni , tani menjëherë pa asnjë prolongim pa blerë në kohë. Të thëras në zgjedhje , qartë dhe zëshëm dhe është e guximshme të pranosh”ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, në konferencën e tij për shtyp.

Në VMRO-DPMNE, thonë se nga të gjitha kërkesat e LSDM-së, relevante për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë vetëm ata që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin zgjedhorë , dhe kanë ftuar opozitën që të kthehet në parlament për ti miratuar të njëjtat. Partia e Gruevskit ka potencuar se në rast se opozita vendos që të kthehet në kuvend, ndryshimet në Kodin zgjedhor, mund të përfundojnë brenda dy ditëve.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së,në seancën e mbrëmshme ka vendosur që për shef të shtabit zgjedhor ta emërojë , sekretarin e përgjithshëm , Martin Protuger.


Publikuar: 22.02.2011 (17:21), Lexuar: 331 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio