Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Piramidat nė Bosnjė
Piramidat në Bosnjë
23 shkurt- Në librin e tij të fundit “The world of the Maya”, me të cilin ka shënuar një sukses të paimagjinueshëm, Osmanagiç guxonte të shkonte edhe më tej. Ka arritur deri aty sa ka thënë se piramidat boshnjake, ashtu si qytetërimet e supozuara të Atlantide dhe Lemurias (një tjetër kontinent i humbur) gjenden në një pjesë shumë të rëndësishme të planetit, e kanë shërbyer si porta drejt botëve dhe dimensioneve të tjera.
Piramidat nė Bosnjė
Në zemër të Bosnjë-Hercegovinës, vetëm rreth 30 kilometra larg nga Sarajeva, fshihen mes kodrave piramidat më të vjetra që mendohet se janë rreth 10 mijë vjet të vjetra, të ndërtuara me teknika misterioze dhe nga qytetërime vërtet antike, për të cilat nuk dihet thuajse asgjë. Një nga mbështetësit më të fortë të kësaj teorie është Semir Osmanagiç, një boshnjak i pasionuar pas arkeologjisë, që po punon së bashku me një grup vullnetarësh për të hedhur dritë mbi ndërtimin dhe format e tyre.
Por, nëse janë ndërtuar nga njeriu, kjo duket se do të “sjellë” një revolucion në dijet tona arkeologjike.
Ne majë është një qytet
Në fakt, gjithçka filloi në vitin 2005, kur Osmanagiç u rikthye në vend, pasi kaloi shumë vjet në Amerikën Qendrore, ku kishte studiuar me kujdes qytetërimet parakolumbiane dhe piramidat e tyre. Pas ardhjes së tij në Bosnjë, Osmanagiç e ktheu vëmendjen e mbarë botës mbi Visocican, afër me qytetin e bukur të Visocicas, një vend që mbart në vetvete karakteristika interesante. Në fakt, kodra qendrore, nëse vëzhgohet nga kënde të ndryshme, ngjan vërtet me një piramidë, dhe në majë gjenden rrënojat e qytetit antikk mbretëror Visoki, qytet me rëndësi shumë të madhe, sidomos në vitet 1300 dhe 1400 pas Krishtit. Visoki nuk është studiuar akoma tërësisht, por i takon një kohe më të vonshme se ajo e të ashtuquajturave piramida, që sipas Osmanagiç i përket një periudhe rreth 10 mijë vjet më parë, me pak fjalë rreth 5500 vjet para atyre egjiptiane (edhe pse arkeologu amator nuk e ka përjashtuar aspak faktin se piramidat mund të jenë ndërtuar pikërisht në kohën e Visokit antik). Megjithatë, në çdo rast Osmanagiç mbështet me forcë faktin se janë të paktën 3 ndërtime piramidale në këtë zonë, që ai i ka quajtur kështu: Piramida e Diellit (kryesorja, që është e lartë të paktën 200 metra: 60 metra më e lartë se Cheope), Piramida e Hënës dhe Piramida e Dragoit.
Portë për botë të tjera
Gërmimet kanë filluar prillin e kaluar, të financuara sidomos nga radio dhe televizione lokale dhe me siguri që nuk do të përfundojnë para vitit 2012. Osmanagiç mbështet se ka “nxjerrë në dritë” gjatë muajve të parë të punës shtrime dhe blloqe shkëmbore të vendosur artificialisht njëri mbi tjetrin. Tuneli, sipas mendimit të tij, duhet të jetë ndërtuar për të transportuar ajrin në brendësi të piramidave dhe shpreson se mund të gjejë kohën e ndërtimit të tyre, duke studiuar stalaktitet që janë formuar mbi tavan.
Edhe pse për një moment mund të mendosh se e gjithë kjo është e vërtetë, del një problem akoma më i madh. Kush mund t‘i ketë ndërtuar këto piramida? Në fillin Osmanagiç tregonte se bëhej fjalë për të njëjtin popull (fakt shumë misterioz ky), që kishte ndërtuar edhe piramidat në Egjipt dhe në Amerikën Qendrore. Megjithatë, në kohët e fundit arriti në përfundimin se piramidat boshnjake janë “më të vjetrat e të gjithë piramidave në botë”. Në librin e tij të fundit “The world of the Maya”, me të cilin ka shënuar një sukses të paimagjinueshëm, Osmanagiç guxonte të shkonte edhe më tej. Ka arritur deri aty sa ka thënë se piramidat boshnjake, ashtu si qytetërimet e supozuara të Atlantide dhe Lemurias (një tjetër
kontinent i humbur) gjenden në një pjesë shumë të rëndësishme të planetit, e kanë shërbyer si porta drejt botëve dhe dimensioneve të tjera.Shqip media


Publikuar: 24.02.2011 (01:23), Lexuar: 695 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio