Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Transportuesit dhe studentėt kėrkojnė zgjedhje
Transportuesit dhe studentët kërkojnë zgjedhje
24 shkurt- Ata i bënë thirrje liderit të opozitës Branko Cërvenkovski që të ndërpetë me, siç thanë, mbajtjen e gjithë atyre dhe qytetarët të tjerë "peng".
Transportuesit dhe studentėt kėrkojnė zgjedhje
Një grup studentësh pranë USHCM-së nga Shkupi, Shtipi dhe Manastiri sot e shprehën pakënaqësinë e tyre nga dukuritë aktuale të cilat po ndodhin në politikë dhe kërkuan që partitë menjëherë të dalin në zgjedhje.

"Nuk duam të jemi pengje të interesave të politikës. Disa muaj po jetojmë në tensione, shitjes së mendëve, mbjelljes së frikave, kërcënimeve, sikur dikush dëshiron të na imponojë paranojë kolektive dhe të na merr energjinë. Ne studentët duam që kjo të ndalet, për këtë arsye u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që menjëherë dhe urgjentisht të dalin në zgjedhje. Nuk duam të krijohet jostabilitet, i cili do të ketë reagim destruktiv në të gjitha rrjedhat shoqërore, vjen deri në ndërprerje të zhvillimit të shoqërisë, bllokim të proceseve shoqërore, imponim të pasigurisë, ngecje të reformave, ndërsa këtë si gjeneratë nuk guxojmë ta lejojmë", theksuan sot studentët në konferencën e përbashkët për shtyp të Parlamentit studentor të USHCM-së, Parlamentit studentor të Universitetit "Goce Dellçev"-Shtip dhe Parlamentit studentor të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir.

Ata i bënë thirrje liderit të opozitës Branko Cërvenkovski që të ndërpetë me, siç thanë, mbajtjen e gjithë atyre dhe qytetarët të tjerë "peng".

"Ne nuk jemi monedhë për qerim hesapesh. Le të del në zgjedhje dhe le të garojë me kryeministrin Nikolla Gruevski, populli le të vendosë. Të mos kërcënohet me bojkotim dhe të mos provojë t'ua merr ardhmërinë gjeneratave të reja, me ç'rast e lë peng Maqedoninë vetëm për interesin e tij", potencuan studentët.
Asociacioni i sindikatave të pavarura të Maqedonisë "Makamtrans" sot me letër të hapur deri te partitë politike kërkuan në afat sa më të shkurtër që është e mundur të zbatohen zgjedhje dhe të fillohet seriozisht të punohet."Mendojmë se në kushte të krizës politike artificiale të imponuar kur ende ndjehen pasojat nga kriza ekonomike botërore është obligimi ynë është se si përfaqësuesit e shoqatave tregtare nga sfera e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, ndërsa në interes të të gjithëve, qartë t'u themi mjaft politikanëve të cilët luajnë bixhoz me shtetin tonë dhe fatet e njerëzve, vetëm që t'i arrijnë interesat e tyre eprsonale", theksojnë transporterët në letrën e hapur, të cilët thonë se elementet negative nga krizat ekonomike dhe politike në këtë sektor i ndjejnë të parët.Ata i rekomandojnë pozitës dhe opozitës se është koha të ndalen dhe ta mësojnë mësimin. "Të hollat të cilat i merrni duhet edhe t'i përfitoni, vendi juaj është në institucionet shtetërore, ndërsa bojkoti dhe insinuacione të ngjashme krahasoni në shtëpitë e juaja, në Parlament përpiquni t'i përfitoni paratë të cilat i merrni, sepse ne afaristët e Maqedonisë me mundime të vështira i përfitojmë që ju t'i merrni", theksojnë në letrën e hapur.


Publikuar: 24.02.2011 (17:11), Lexuar: 267 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio