24 shkurt-
Reshje të borës do të ketë edhe të shtunën, ndërsa mot të kthjellët do të ketë të dielën.
Më shumë borë ka në Kozhuf 46 centimetra, në Kodrën e Diellit 45 centimetra, Mavrovë 17 centimetra, Krushevë tetë, në Dibër tre centimetra.
Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale në shtet zhvillohet i ngadalësuar dhe pjesërisht i vështirësuar për shkak të reshjeve të borës me intensitet të ndryshëm në të gjithë shtetin.
Reshje të borës ka gjithkund dhe e vështirësojnë lëvizjen për shoferët. Ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese janë vendosur në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë si dhe në Strazhë. Për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Viset tjera malore në pjesën perëndimore të shtetit janë të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Nga Instituti për punë hidrometeorologjike paralajmërojnë reshje më intensive të borës për pasdite, gjatë natës dhe nesër në orët e mëngjesit . Reshje të borës do të ketë edhe të shtunën, ndërsa mot të kthjellët do të ketë të dielën.
Më shumë borë ka në Kozhuf 46 centimetra, në Kodrën e Diellit 45 centimetra, Mavrovë 17 centimetra, Krushevë tetë, në Dibër tre centimetra.
Shërbim dimëror i qytetit të Shkupit kumtoi se prej orës 4 të mëngjesit intervenon dhe i pastron reshjet e reja të borës dhe akset rrugore hodhi 50 ton kripë industriale, që ta sigurojë zhvillimin normal të komunikacionit në rrugët kryesore dhe në bulevardin e qytetit.
Shtabi i krizës të qytetit vazhdimisht do ta ndjek gjendjen në rrugët dhe në kohë do të intervenojë, sipas nevojave.