Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BE: Asnjė ndryshim pėr liberalizimin e vizave
BE: Asnjë ndryshim për liberalizimin e vizave
24 shkurt- Ministrat u njohën me mekanizmat e funksionimit të mbikëqyrjes së procesit të liberalizimit, ndërsa në qershor pritet hartimi i një raporti më të detajuar
BE: Asnjė ndryshim pėr liberalizimin e vizave
Ministrat e brendshëm të BE shqyrtuan procesin e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit, mirëpo duke mos miratuar asnjë ndryshim.


Ministrat u njohën me mekanizmat e funksionimit të mbikëqyrjes së procesit të liberalizimit, ndërsa në qershor pritet hartimi i një raporti më të detajuar.


Franca dhe Holanda kërkuan të merret në konsideratë kërkesa e tyre për shfuqizimin e mundshëm e të përkohshëm të liberalizimit të vizave për vendet që nuk respektojnë kushtet e liberalizimit. Shqetësimi i tyre doli si kërkesë pas fluksit masiv të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht Serbia dhe Maqedonia në vendet e zonës Shengen.


Michele Cercone, zëdhënës i Komisionerit Europian për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom theksoi se evrokomisionerja Malmstrom i ka arsyetuar ministrave të BE-së veprimin e mekanizmit mbikëqyrës, të miratuar pas heqjes së vizave për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar.


Një zyrtar i presidencës hungareze me BE-në ka theksuar për gazetarët se ministrat vetëm kanë dëgjuar raportin e Mamstrom, ndërsa nuk ka pasur asnjë kërkesë apo vendim rreth tij.


Komisioni Evropian është përgjegjës për të vlerësuar se a do ta dërgojë propozimin për shqyrtim edhe pranë këshillit të ministrave të BE-së.


Mekanizmi për mbikëqyrje të liberalizimit të vizave dhe propozimi francezo-holandez nuk kanë asnjë lidhje midis tyre dhe janë dy gjëra të ndryshme, theksuan burime pranë BE. (INA)


Publikuar: 25.02.2011 (00:57), Lexuar: 374 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio