Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ultimatum pėr opozitėn pėr kthimin nė Parlament
Ultimatum për opozitën për kthimin në Parlament
25 shkurt- “Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.
Ultimatum pėr opozitėn pėr kthimin nė Parlament
Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka theksuar se e hëna e ardhshme është afati i fundit për kthimin e opozitës në Parlament për të bashkërenduar aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryeparlamentari këto komente i bëri pas dështimit të disa takimeve me radhë të thirrura gjatë këtyre dy javëve për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të shqyrtuar kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me bojkotin.

“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Ai theksoi se në rast se nuk kthehet opozita, maxhoranca do të jetë e detyruar për të vazhduar punët.

Sipas tij, në rast të pjesëmarrjes së opozitës do të zgjidhet kryetari i KSHZ-së, do të formohet komisioni për pastrimin e listave zgjedhore, të miratohen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe do të shqyrtohen kërkesat e opozitës.


Publikuar: 25.02.2011 (17:59), Lexuar: 276 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio