Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Lirohet nga burgu gazetari Agim Behluli
Lirohet nga burgu gazetari Agim Behluli
“Ja këto çaste e lash prapa shpine burgun e Idrizovës dhe muret e larta. E lash terrin e zi dhe pres që prej sot të më zbardh drita. Me gëzim dhe dëshirë do ti nisem rrugës së shtëpisë, me padurim pres ti takoj fëmijët e mi, bashkëshorten time, familjen time, farefisin tim, por më e keqja është se nuk do ti takoj prindërit e mi të cilët vdiqën” tha Agim Behluli, ish i burgosur.
Lirohet nga burgu gazetari Agim Behluli
Pas 6 vjet e 15 ditë vuajtje dënimi, sot burgun e Idrizovës e lëshoi Agim Behluli nga Kumanova i cili ishte dënuar me 7 vjet burg për vepra penale, terrorizëm, që lidheshin me dy shpërthime në Kumanovë, dhe një në hekurudhën ndërkombëtare Shkup-Beograd që kalonte afër fshatit Vaksincë gjatë vitit 2003 . Me kërkesë të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij Gjykata Supreme solli vendim për zbutjen e dënimit. Me këtë vendim Gjykata i uli Behlulit dënimin për 9 muaj, ndërsa për sjellje të mirë, edhe burgu i Idrizovës i ka falur 2 muaj e gjysëm.

“Ja këto çaste e lash prapa shpine burgun e Idrizovës dhe muret e larta. E lash terrin e zi dhe pres që prej sot të më zbardh drita. Me gëzim dhe dëshirë do ti nisem rrugës së shtëpisë, me padurim pres ti takoj fëmijët e mi, bashkëshorten time, familjen time, farefisin tim, por më e keqja është se nuk do ti takoj prindërit e mi të cilët vdiqën” tha Agim Behluli, ish i burgosur.

Familjarët dhe vet Agim Behluli gjatë tërë kohës procesin e tij e kishin vlerësuar si të montuar politik, sikurse rasti i Sopotit. Agim Behluli ishte arsimtar, gazetar dhe aktivist i njohur i sektorit joqeveritar në vend, i cili vazhdimisht ka tërhequr vërejtjen për procesin e montuar ndaj tij, por gjithnjë kishte hasur në veshët e shurdhër të institucioneve kompetente.Alsat-m


Publikuar: 26.02.2011 (00:10), Lexuar: 464 herė
Komentet
Medvegja më datë 26/02/2011 ka shkruajtur:
Shyqyr zotit qe ke dal dhe je me familjen tende zoti ju ndihmoft me tutje.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio