Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Lejet pė ndėrtimet, legalizimi nga 4 marsi
Lejet pë ndërtimet, legalizimi nga 4 marsi
26 shkurt- ”Me ndryshimet e ligjit për ndërtim, me sistemin e ri janë të nevojshëm vetëm 3 hapa dmth zvogëlohet procesi për 18 shkallë, ndërsa për objektet industriale të cilat mund të ndotin, për ato duhet edhe një shkallë plotësuese, gjegjësisht përgatitje të një elaborati për mjedis jetësor dhe pëlqim nga Ministria e mjedisit jetësor që të zvogëlohen procedurat. Kjo do të thotë se për tre herë shkurtohet koha për marrjen e lejes për ndërtim” tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Lejet pė ndėrtimet, legalizimi nga 4 marsi
Ministri i Transportit Janakievski ka pranuar kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë, Bujar Osmani që lejet për ndërtimin e objekteve të reja shëndetësore t’i jep shëndetësia e jo transporti. Ndërkohë, dokumentet për legalizimin e ndërtimeve të tyre pa leje, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë nga data 4 marsi.

Ata në komunë duhet të dorëzojnë vërtetimin e nënshtetësisë apo kopje të letërnjoftimit, dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale apo ndonjë faturë për pagesën e rregullt të ndonjë shërbimi publik, dhe elaboratin gjeodezik.

Sipas, Ministrit Janakievski, me këto ndryshime ligjore eliminohen shumë procedura burokratike.

”Me ndryshimet e ligjit për ndërtim, me sistemin e ri janë të nevojshëm vetëm 3 hapa dmth zvogëlohet procesi për 18 shkallë, ndërsa për objektet industriale të cilat mund të ndotin, për ato duhet edhe një shkallë plotësuese, gjegjësisht përgatitje të një elaborati për mjedis jetësor dhe pëlqim nga Ministria e mjedisit jetësor që të zvogëlohen procedurat. Kjo do të thotë se për tre herë shkurtohet koha për marrjen e lejes për ndërtim” tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë shprehet se e rëndësishme është pranimi i propozimit të tyre me të cilin në procedurat për legalizimin hyjnë edhe ndërtesat dhe mbi ndërtimet nëpër banesa. “Kjo do të ndikojë mjaft pasi ka numër të madh të investitorëve të cilëve u janë bllokuar të gjitha ato investime.

Tani me këto ndryshime ato do të zhbllokohen, investitorët do të mund edhe ti shesin banesat të cilat nuk janë shitur ose ka një pjesë të madhe prej tyre që janë dhënë paraprakisht, që do të thotë se janë shitur banesat por për shkak të dokumenteve nuk janë paguar” tha Sead Koçan, përfaqësues i LOE-së.

Në bazë të këtij ligji, komunave u jepet afat kohor prej 5 vitesh që në planet e tyre urbanistike t’i përfshijnë të gjitha objektet që do të legalizohen. Ndërsa, fondet mjetet financiare të cilat do të paguhen për legalizimin e objekteve, do t’u takojnë komunave. Sipas statistikave të Ministrisë së Transportit në Maqedoni për momentin ka mbi 310 mijë ndërtime pa leje.


Publikuar: 26.02.2011 (18:05), Lexuar: 360 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio