26 shkurt-
Evakuimi i shtetasve të interesuar po bëhet përmes aeroplanëve të Turqisë. Të shtunën kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njoftoi të shtunën se po vazhdon evakuimi i shtetasve të Kosovës që gjenden në Libi.
Evakuimi i shtetasve të interesuar po bëhet përmes aeroplanëve të Turqisë. Të shtunën kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës
Ndërkohë që po të shtunën, në aeroportin e Tripolit janë drejtuar përafërsisht 20 shtetas të Kosovës, të cilët pritet të evakuohen përmes aeroplanëve të Turqisë.
MPJ-ja ka falënderuar autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës dhe Turqisë për ndihmën e dhënë për evakuimin e shtetasve kosovarë.
Po ashtu MPJ-ja përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara është e angazhuar intensivisht për evakuimin e të gjithë shtetasve të interesuar për largim nga zonat e rrezikut. /Telegrafi/