Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Artistėt tetovarė ekspozojnė nė Boston
Artistët tetovarë ekspozojnë në Boston
26 shkurt- Dy piktorët kanë hapur shumë ekspozita personale dhe kanë marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Pikturat e artistëve nga Tetova u vlerësuan si vepra me vlera të mirëfillta evropiane.
Artistėt tetovarė ekspozojnė nė Boston
Prej sot në Boston të SHBA-ve, do të hapet ekspozita e piktorëve tetovarë Nehat Beqiri dhe Behar Ferati.
36 vepra të punuara në grafikë, për tre javë rresht do të ekspozohen në galerinë Mobius në Boston.
Kjo nuk është hera e parë që artistët tetovarë ekspozojnë punimet e tyre në SHBA pasi që edhe në vitin 2009 kanë prezantuar veprat e tyre në Neë York.

Sipas piktorit Behar Ferati, një pjesë të ekspozitës e ka financuar Ministria e Kulturës, një pjesë Galeria MOBIUS.

"Kjo ekspozitë erdhi gjatë një kontaktit që kam bërë në Neë York me artistin nga Maqedonia që jeton dhe vepron në Boston Slavço Sokolovski.Pjesën më të madhe të ekspozitës e financojmë vet ne”, thotë Ferati.

Dy piktorët kanë hapur shumë ekspozita personale dhe kanë marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit.
Pikturat e artistëve nga Tetova u vlerësuan si vepra me vlera të mirëfillta evropiane.

Në artin e tyre imagjinata shprehet ndërmjet ndjenjave.

Ajo çfarë plotëson më shumë krijimtarinë e dy artistëve tetovarë është mënyra se si i përdorin ngjyrat. E kuqja është njëra nga ngjyrat më të fortat, është gjaku, ajo ka forcën dhe fuqinë e saj shpërthyese.

Ngjyrat e tyre përfaqësojnë ndjenjat e shprehura ndërmjet gëzimit, kënaqësisë, mundimit dhe vuajtjes. Pikturat flasin me gjuhën e ngjyrave dhe të simboleve duke na sjell krejtësisht një përvojë pasur të autorit.

Procesi i krijimtarisë së Nehat Beqirit dhe Behar feratit është një koktej i instinktit, aftësive, kulturës dhe krijimtarisë, është veçanërisht ai moment kur çdo gjë ndodh menjëherë dhe shumë shpejt, është një përzierje e vetëdijes me jovetëdijen e frikës dhe kënaqësisë.(U.H)


Publikuar: 26.02.2011 (18:19), Lexuar: 420 herė
Komentet
mili më datë 01/03/2011 ka shkruajtur:
bravo. jeni elita e tetoves.bash artista.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio