Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Maqedoni: Ftesa e fundit pėr kthimin e opozitės nė Parlament
Maqedoni: Ftesa e fundit për kthimin e opozitës në Parlament
28 shkurt- “Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.
Maqedoni: Ftesa e fundit pėr kthimin e opozitės nė Parlament
Në Maqedoni opozita edhe sot është ftuar në një takim bashkërendues me maxhorancën për të realizuar kushtet për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka theksuar se dita e sotme është afati i fundit për kthimin e opozitës në Parlament për të bashkërenduar aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryeparlamentari këto komente i bëri pas dështimit të disa takimeve me radhë të thirrura gjatë këtyre dy javëve për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të shqyrtuar kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me bojkotin.

“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Ai theksoi se në rast se nuk kthehet opozita, maxhoranca do të jetë e detyruar për të vazhduar punët.

Sipas tij, në rast të pjesëmarrjes së opozitës do të zgjidhet kryetari i KSHZ-së, do të formohet komisioni për pastrimin e listave zgjedhore, të miratohen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe do të shqyrtohen kërkesat e opozitës.

Por LSDM kërkon që pa zgjidhjen e kërkesave të saj nuk do të kthehet në Parlament dhe do të bojkotojë zgjedhjet. Kjo parti kërkon zhbllokimin e llogarive bankare të televizionit A1 dhe tre gazetave ditore të lidhura me biznesmenin e paraburgosur Velija Ramkovski, pastrimin e listave zgjedhore, ndarjen proporcionale të mjeteve të buxhetit për reklamim tek mediat, ndryshimet e Kodit zgjedhor, etj.


Publikuar: 28.02.2011 (11:25), Lexuar: 263 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio