Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Blerim Reka kėshilltar nė kabinetin e Pacollit
Blerim Reka këshilltar në kabinetin e Pacollit
28 shkurt- Blerim Reka, pas kthimit nga misioni i tij i ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, është edhe zyrtar i jashtëm i MPJ-së së Maqedonisë, profesor universitar pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si dhe në universitetet në Kosovë.
Blerim Reka kėshilltar nė kabinetin e Pacollit
Ish-ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka do të jetë këshilltar për integrimet në BE dhe NATO pranë kabinetit të presidentit Behgjet Pacolli.

Emërimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave, me ç`rast Reka si një diplomat me karrierë në Bruksel është i përzgjedhuri i Pacollit.

Blerim Reka, pas kthimit nga misioni i tij i ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, është edhe zyrtar i jashtëm i MPJ-së së Maqedonisë, profesor universitar pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si dhe në universitetet në Kosovë.

Në kabinetin e Pacollit pritet të angazhohet edhe Naim Maloku, nënkryetari aktual i AAK-së, në pozicionin e këshilltarit për çështje të sigurisë, ndërsa këshilltar për bisedimet me Serbinë do të jetë politikologu Behlul Beqaj


Publikuar: 28.02.2011 (11:27), Lexuar: 499 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio