Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Gjenevė: Drucas refuzon tė takoj Milloshoskin
Gjenevë: Drucas refuzon të takoj Milloshoskin
28 shkurt- Dy ministrat janë pjesëmarrës në Konferencën e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të OKB-së që fillon sot në Gjenevë. Kabineti i ministrit Milloshoski kishte kërkuar një takim të tillë, që më pas është refuzuar nga pala greke.
Gjenevė: Drucas refuzon tė takoj Milloshoskin
Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka refuzuar të takohet me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshoski.

Dy ministrat janë pjesëmarrës në Konferencën e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të OKB-së që fillon sot në Gjenevë. Kabineti i ministrit Milloshoski kishte kërkuar një takim të tillë, që më pas është refuzuar nga pala greke.

Në këtë takim, pala e Shkupit do të kërkojë që në kuadër të këtij organi të OKB-së të ketë një anëtarë të saj për periudhën 2013-2016, ndërsa sipas burimeve diplomatike, pala greke do të kundërshtojë kërkesën e tillë.

Autoritetet greke druajnë se me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga Maqedonia në këtë trup të OKB-së, do të mund të nxitet çështja e pakicës maqedonase në Greqi.


Publikuar: 28.02.2011 (11:28), Lexuar: 315 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio