Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruevski:Frika e Cėrvenkovskit duket nga Hėna
Gruevski:Frika e Cërvenkovskit duket nga Hëna
28 shkurt- Kryeministri Gruevski, ka kërkuar nga LSDM-ja, që të propozojë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa për ndryshe ai do të jetë i obliguar që të kërkojë respektimin e ligjeve dhe kreun e KSHZ-së, ta propozojë komisioni parlamentarë i zgjedhjeve dhe emërimeve.
Gruevski:Frika e Cėrvenkovskit duket nga Hėna
Nga hëna përveç murit Kinez, duket edhe frika e Branko Cërvenkovskit nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare”,kështu ka deklaruar,Kryeministri i Maqedonisë, Nikoall Gruevski, pas refuzimit të ofertës së tij nga ana e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Numri një i qeverisë edhe një herit ka ftuar opozitën dhe liderin e saj, Branko Cërvenkovski, që të kthehen në parlament dhe të vendosin për shpalljen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Gruevski, ka kërkuar nga LSDM-ja, që të propozojë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa për ndryshe ai do të jetë i obliguar që të kërkojë respektimin e ligjeve dhe kreun e KSHZ-së, ta propozojë komisioni parlamentarë i zgjedhjeve dhe emërimeve.

Kryeministri Gruevski, ka thënë se ai dhe partia e tij do të bëjnë çmos që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, ndërsa ne si bartës të pushtetit do të ftojmë që zgjedhjet të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Gruevski, i ka komentuar edhe shkrimet e fundit në media se ai ka pranuar ndryshimin e emrit kushtetues që në prill të vitit 2008.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi pranuar ndryshimin e emrit kushtetues, para mbajtjes së Samitit të Bukureshtit, por kemi pranuar që propozimi I ndërmjetësit, Nimic të vihet në referendum dhe për atë të vendosin qytetarët e Maqedonisë”,ka thënë Gruevski.


Publikuar: 28.02.2011 (17:25), Lexuar: 328 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio