1 mars-
Me njërën këmbë ka dëmtuar kompjutorin e zyrës, i ka hedhur ditarët për evidencën e pacientëve, dhe disa herë e ka goditur rojen (I.S) 40 vjeçar, i cili ishte afruar për të ndaluar sjelljen e pahijshme të tij.
Një 22 vjeçar nga Tetova, të hënën mbrëma rreth orës 21.00 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e hirurgjisë, pas disa lëndimeve që kishe marrë në dy duart e tij.
B.A me plagë në dy duart e tij, në gjendje të dehur, me sasi të konsideruar të alkoolit, pasi është dërguar në Spital, nga ai është kërkuar që të bëjë një inçizim të duarve, nga lndimet që i kishte marrë në shtëpinë e tij, më pas është konstatuar thyerja e njërit krah dhe i është rekomanduar që t`I vendosin gips.
Nga arsye ende të panjohura, ai është hidhëruar është ktheyr në Kirurgji, ka hyrë në zyrën e mjekëce dhe ka filluar të sillet keq me personelin.
Me njërën këmbë ka dëmtuar kompjutorin e zyrës, i ka hedhur ditarët për evidencën e pacientëve, dhe disa herë e ka goditur rojen (I.S) 40 vjeçar, i cili ishte afruar për të ndaluar sjelljen e pahijshme të tij.
Në qëllimin e rojes i është bashkangjitur edhe ekipi i mjekëve kujdestar, por B.A ka vazhduar me sjelljen e tij dhe ka dëmtuar derën hyrëse të repartit të kirurgjisë, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.
Sipas policisë, mënjërë kanë arritur ekipet e Policisë në spital, dhe B.A është arrestuar, ndërsa pas zbardhjes së rastit ai do të përballet me padi adekuate.
Policia njoftoi se i arrestuari është i njohur edhe për vepra të tjera të kryera, si vjedhje, ndërsa në shtëpinë e tij, gjatë kontrollit janë gjetur televizione Plazma, DVD, disa paijsje muzikore.