Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Sorensen prej sot edhe zrtarisht ambasador i BE-sė nė Maqedoni
Sorensen prej sot edhe zrtarisht ambasador i BE-së në Maqedoni
1 mars- Sorensen zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm, Ervan Fuere, i cili dje udhëtoi drejt Skocisë, pas mbylljes së mandatit pesë vjeçar të diplomatit të BE-së.
Sorensen prej sot edhe zrtarisht ambasador i BE-sė nė Maqedoni
Diplomati danez, Peter Sorensen prej, sot edhe zyrtarisht fillon mandatin e ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni.

Sorensen zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm, Ervan Fuere, i cili dje udhëtoi drejt Skocisë, pas mbylljes së mandatit pesë vjeçar të diplomatit të BE-së.

Ambasadori i ri Sorensen ka njohuri të mjaftueshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas angazhimit të tij në disa misione diplomatike.

Në vitin 2000 ai ishte emëruar përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë me një mandat dyvjeçar, ndërsa në vitin 2002 ai kalon në detyrën e zëvendës-shefit të Shtyllës së IV të UNMIK-ut dhe drejtor i Zyrës së BE-së në Kosovë, deri në vitin 2006. Nga viti 2006, ai emërohet në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana si dhe oficer për ndërlidhje me sekretariatin e Këshillit të BE-së.


Publikuar: 01.03.2011 (14:32), Lexuar: 279 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio