Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gjuha Shqipe anashkalohet nė Kupėn e Sharrit
Gjuha Shqipe anashkalohet në Kupën e Sharrit
1 mars- Dyshohet se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri kanë pasur informacione për anashkalimin e gjuhës shqipe dhe nuk kanë marrë pjesë në këtë eveniment skandaloz.
Gjuha Shqipe anashkalohet nė Kupėn e Sharrit
Senat Zylbehari

Tetovë-“Kupa e Sharrit” flet vetëm maqedonisht. Edhe këtë vit, organizatorët e manifestimit ndërkombëtarë “Kupa e sharrit”, nuk e panë të udhës që gjuha shqipe të gjejë vendin e saj në mbishkrimet dhe fjalimet e organizatorëve, në materialet propagandistike dhe në hartat e orientimit.

Në hapjen solemne nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues shqiptarë nga qeveria.

Dyshohet se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri kanë pasur informacione për anashkalimin e gjuhës shqipe dhe nuk kanë marrë pjesë në këtë eveniment skandaloz.

Në ceremominë e hapjes soleme të këtij manifestimi i vetmi shqiptar që ka marrë pjesë ka qenë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti por edhe atij nuk ju dha as fjala përshëndetëse.Manifestimi ka kaluar pa asnjë element shqiptarë.

Pakujdesi apo lëshim i qëllimshëm është kjo ende nuk dihet por dikush duhet të japë llogari edhe për këtë, pasi që nuk është hera e parë që kjo qeveri anashkalon gjuhën shqipe në hapjet solemne dhe në evenimente të ndryshme.

Që ironia të jetë e skajshme fjalimet e organizatorit të këtij evenimenti Dimitar Tanurkov dhe ministres Gordana Jankullovska nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën angleze.


Publikuar: 01.03.2011 (17:40), Lexuar: 575 herė
Komentet
ekremi më datë 02/03/2011 ka shkruajtur:
sa i perket prezentimit te xhuhes shqipe ati ka fajin komuna te ciles i perket por pa dyshim edhe kualicioni qeveritar ka dasht me para pregadit ceremonin e hapjes ju pershendes.n ga norvexhija
d cegran 02 03 2011 më datë 02/03/2011 ka shkruajtur:
personalisht per mua nuk eshte dicka e re se fajin se ka as jankullofska as dimitri por faji ashte i ajnave te malit shar

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio