Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Zgjedhen organet e shoqatė sė juristėve
Zgjedhen organet e shoqatë së juristëve
2 mars- Shoqata e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë do të ketë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj për kyçjen e tyre në rrjedhat e proceseve shoqërore dhe profesionale, trajtim dhe dhënie të mendimeve profesionale për ligjet, aktet nënligjore, për funksionimin e sistemit juridik, organeve dhe institucioneve në vend, organizimin e debateve, tribunave për fushat e ndryshme të drejtësisë, etj.
Zgjedhen organet e shoqatė sė juristėve
Anëtarët e Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë, zgjodhën organet e reja të Shoqatës. Me Shoqatën e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë, për katër vitet e ardhshme do të udhëheqë Magjistër Afet Mamuti, doktorant i shkencave juridike civile në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Për nënkryetarë të Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë janë zgjedhur docente Fatmire Lumani, profesoreshë e të drejtës kushtetuese dhe Doktor Qebir Avziu, doktor i shkencavje juridike penale, ndërkaq në Kryesinë e Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë janë zgjedhur emra nga fusha akademike e drejtësisë.

Shoqata e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë do të ketë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj për kyçjen e tyre në rrjedhat e proceseve shoqërore dhe profesionale, trajtim dhe dhënie të mendimeve profesionale për ligjet, aktet nënligjore, për funksionimin e sistemit juridik, organeve dhe institucioneve në vend, organizimin e debateve, tribunave për fushat e ndryshme të drejtësisë, etj.


Publikuar: 02.03.2011 (14:09), Lexuar: 322 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio