Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Anketa e Pavel Shatevit
Anketa e Pavel Shatevit
2 mars- Sipas Institutit, në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, VMRO-DPMNE do të ketë 56 vende të deputetëve, LSDM 31, BDI do të kishte 17 deputetë, PDSH 7, Demokracia e Re 4 dhe PLD 2. Për partitë e tjera janë parashikuar tre vende të deputetëve.
Anketa e Pavel Shatevit
Instituti “Pavel Shatev” ka bërë një simulim të vendeve të deputetëve sipas modelit të Dontit, në bazë të rezultateve të sondazheve të partive politike nga anketat e fundit të disa agjencive. Sipas Institutit, në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, VMRO-DPMNE do të ketë 56 vende të deputetëve, LSDM 31, BDI do të kishte 17 deputetë, PDSH 7, Demokracia e Re 4 dhe PLD 2. Për partitë e tjera janë parashikuar tre vende të deputetëve. Në bazë të këtyre rezultateve, Instituti arrin në përfundimin se mbi 50 për qind e qytetarëve do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që është një përqindje e ngjashme me atë të vitit 2008 dhe 2006, kur në zgjedhje dolën 56 dhe 58 për qind të atyre që kanë të drejtë të votojnë .

Simulimi i Institutit “Pavel Shatev” për vendet e deputetëve

VMRO DPMNE 56
LSDM 31
BDI 17
PDSH 7
Demokracia e Re 4
PLD 2
Të tjerë 3

Gjithsej: 120


Publikuar: 02.03.2011 (17:59), Lexuar: 268 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio