2 mars-
Në këtë takim janë shkëmbyer vlerësime dhe mendime lidhur me zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe rajon, ndërsa është përshëndetur progresi pozitiv i vendit në planin e reformave, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Piter Sorensen i dorëzoi sot letrat kredenciale ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski.
Ministri Milloshoski ka pritur sot ambasadorin e ri të BE-së, i cili zyrtarisht do të nis misionin diplomatik në Maqedoni.
Në këtë takim janë shkëmbyer vlerësime dhe mendime lidhur me zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe rajon, ndërsa është përshëndetur progresi pozitiv i vendit në planin e reformave, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministri Milloshoski ka shprehur bindjen se përvoja e pasur profesionale e ambasadorit Sorensen dhe angazhimi i tij për mbështetjen e agjendës së reformave evropiane të Maqedonisë dhe rajonit do të kontribuoj që vendi gjatë mandatit të tij të plotësojë qëllimin final për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.