Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Dialogu me Serbinė merr “vizėn” nga Kuvend
Dialogu me Serbinë merr “vizën” nga Kuvend
2 mars- Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të
Dialogu me Serbinė merr “vizėn” nga Kuvend
Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjithçka që ka të bëjë rreth dialogut me Serbinë të shkojë përmes Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kuvendi i Kosovës duhet të japë fjalën e vet sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të

Kuçi tha se Kosova nuk i frikësohet dialogut me Serbinë dhe se pas dialogut Kosova do të dalë fituese.

Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që të ndahen 40 mijë euro për manifestimet “Epopeja e UÇK-së”


Publikuar: 02.03.2011 (18:07), Lexuar: 302 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio