2 mars-
Ndërkohë, ai ka dërguar në pjesën lindor një grumbull mercenarësh për tiu kundërvënë kryengritësve që kanë marrë nën kontroll qytetin. Mercenarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e regjimit. Bëhet fjalë për njerëz që kishin marrë pjesë në konfliktet në Mali, Çad, Niger, e të cilat financiarisht i kishte ndihmuar vetë Gaddafi.
Lideri libian Muammer Gaddati ka përsëritur të mërkurës së Al Qaeda është përgjegjëse për kryengritjen kundër regjimit të tij dhe se do të luftojë deri në njeriun e fundit. Ai ka thënë se nuk është president i shtetit dhe se nuk mund të jap dorëheqje në këtë funksion.
Sipas tij, në Libi nuk ka demonstrata dhe se ai qysh në vitit 1977 ia ka dorëzuar pushtetin popullit.
Siç transmeton AFP, Gaddafi ka ftuar Kombet e Bashkuara të dërgojnë një komision hetues për ngjarjet në Libi.
Gaddafi ka ardhur në pushtet në vitin 1969, ndërsa në vitin 1977, Libinë e ka quajtur shtet të popullit, ndërsa vetën e ka shpallur udhëheqës të revolucionit.
Ndërkohë, ai ka dërguar në pjesën lindor një grumbull mercenarësh për tiu kundërvënë kryengritësve që kanë marrë nën kontroll qytetin. Mercenarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e regjimit. Bëhet fjalë për njerëz që kishin marrë pjesë në konfliktet në Mali, Çad, Niger, e të cilat financiarisht i kishte ndihmuar vetë Gaddafi.
Diktatori libina ka themeluar edhe legjionin islam, me qëllim që tiu kundërvihet liderëve të fiseve vendore. Pjesëtarë e këtij formacioni që veprojnë sipas modelit të Legjionit të të Huajve janë shumë besnikë ndaj diktatorit dhe për këtë shërbim paguhen mirë. /Telegrafi/